Pesë humbje radhazi, Manchester City turpërohet me katër gola nga Tottenham, Chelsea dhe Arsenali nuk gabojnë

Pesë humbje radhazi, Manchester City turpërohet me katër gola nga Tottenham, Chelsea dhe Arsenali nuk gabojnë

Premier League ka nisur javën e saj të 12-të pas pauzës së kombëtareve dhe duket se Manchester City ende nuk po e rigjen formën e saj.

“Qytetarët” e Pep Guardiolës kanë pësuar humbjen e pestë radhazi në të gjitha kompeticionet dhe e treta radhazi në kampionat, duke u mposhtur 0-4 nga Tottenham, raporton TCh.

“Spurs” e nisën vrullshëm takimin duke gjetur dy herë rrjetën me Maddison në minutat 13’ dhe 20’, ndërkohë ishte Pedro Porro ai që shënoi dhe golin e tretë në minutën e 52’,  ndërsa Johnson tundi rrjetën në minutën e 90+3’.

Kështu City vijon të jetë në vendin e dytë, me pesë pikë më pak se Liverpool, teksa kjo e fundi ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Në takimet e tjera Chelsea arriti të fitonte në transfertë përballë Leicester me rezultatin 1-2, falë golave të Nicolas Jackson dhe Enzo Fernandez, teksa për “Dhelprat” shënoi Ayew në fund të takimit me anë të një 11-metërshi.

Një fitore të rëndësishme e mori dhe Arsenali që arriti të triumfonte 3-0 në shtëpi përballë Nottingham Forest, me të dyja ekipet londineze që qëndrojnë vetëm një pikë larg City-t të Guardiolës.

Në takimet e tjera, Evertoni i Brojës barazoi pa gola me Brentford, Aston Villa barazoi 2-2 me Crystal Palace, Brighton triumfoi 1-2 në transfertë kundër Bournemouth, ndërsa Fulham u përmbys 1-4 nga Wolverhampton në shtëpi.

REZULTATET:

MANCHESTER CITY 0-4 TOTTENHAM

Maddison 13’, 20’, P. Porro 52’, Johnson 90+3’

GOLI I PARË I MADDISON (VIDEO)

GOLI I DYTË I MADDISON (VIDEO)

GOLI I PEDRO PORRO (VIDEO)

GOLI I JOHNSON (VIDEO)

LEICESTER 1-2 CHELSEA

Ayew (P) 90+5’ / Jackson 15’, Enzo 75’

ARSENAL 3-0 NOTTINGHAM FOREST

Saka 15’, Partey 52’, Nwaneri 86’

ASTON VILLA 2-2 CRYSTAL PALACE

EVERTON 0-0 BRENTFORD

BOURNEMOUTH 1-2 BRIGHTON

FULHAM 1-4 WOLVES

RENDITJA: