Përurohet rruga Gjilan-Bujanoc

Përurohet rruga Gjilan-Bujanoc

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, zv/ministrin Hysen Durmishi dhe bashkpunëtorë, përuruam rrugën Gjilan-Bujanoc në kuadër të projektit të zgjerimit të daljes nga qyteti i Gjilanit.

“Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë për qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe jo vetëm”, ka thënë ministri Aliu.

Ai ka theksuar se projekti në vlerë prej 3 milionë eurosh përveç rrugës me gjatësi 2900m me katër korsi përfshinë edhe shirit të biciklistëve, trotuar në të dyja anët, kanalizim kabllor, fekal e atmosferik, ndriçim në mes dhe sinjalizim.