HomeSportPërqafimi i shekullit mes Messit dhe Yamal që po përlot botën!

Përqafimi i shekullit mes Messit dhe Yamal që po përlot botën!

spot_img

Një imazh i vetëm ka mjaftuar për të ndalur frymën e miliona tifozëve anë e mbanë globit.

Përqafimi i ngrohtë dhe i gjatë mes Lionel Messit dhe Lamine Yamal pas finales së Kampionatit Botëror 2026 në Nju Jork, kishte brenda gjithë shijen e një “kalimi stafete” mes fituesit të tetë Topave të Artë dhe trashëgimtarit të tij te Barcelona.

Ylli spanjoll, tashmë 19 vjeç, arriti t’i “heqë nga duart” 39-vjeçarit argjentinas trofeun e artë që Leo e kishte fituar me gjak e djersë 4 vite më parë në Katar. Me këtë triumf absolut, Yamal shkruan përgjithmonë emrin me shkronja të arta duke u bërë lojtari i tretë më i ri në historinë e futbollit që fiton një Kupë Bote. Para tij qëndrojnë vetëm “Mbreti” Pelé, i cili ngriti trofeun në Suedi në vitin 1958 në moshën 17-vjeçare, dhe italiani Beppe Bergomi, që preku majën e botës në Bernabeu në vitin 1982 si 18-vjeçar.

Por fenomeni i ri nuk ndalet me kaq. Yamal ka thyer një tjetër rekord stratosferik, duke u bërë futbollisti më i ri në histori që ka fituar të dy trofetë madhorë: Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës.

Top Channel

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...