Përplasjet në LDK, Haziri: Nuk do t’i quaja pakënaqësi, e vlerësoj deklarimin e Hotit

Përplasjet në LDK, Haziri: Nuk do t’i quaja pakënaqësi, e vlerësoj deklarimin e Hotit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se ai e vlerëson deklarimin e Avdullah Hotit të bërë disa ditë më parë për rezultatet e LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Hoti ka thënë se LDK-ja ka nevojë për lidership të ri pas rezultatit të arritur në zgjedhjet e fundit.

“Ajo që Z.Hoti e ka nxjerrë përmes një deklarimi në këto dy ditët e fundit është çështje që unë e vlerësoj si të tillë, por angazhimi në këtë fazë të vlerësimit është brenda strukturës, është vetëm brenda strukturës dhe ka qenë qëndrim i përbashkët”, tha Haziri.

Ai thotë se LDK ka punuar shumë për diasporën e Kosovës në zgjedhje.

“Është e vërtetë që në mërgatën tonë ne kemi punuar më shumë. Nuk po flas për një shqetësim të z.Hoti të cilin unë e respektoj edhe LDK-ja e respekton. Atë që unë e kam shtruar dhe z.Hoti në radhë të punës z.Abdixhiku e ka kërkuar që me qenë korrekt politikisht edhe me thanë që është kërkesa e z.Abdixhiku e tij që kryesia mu ulë edhe mi disku çështjet”, tha Haziri për RTV21.

Haziri për këto zhvillime të fundit në LDK ka deklaruar se nuk janë pakënaqësi.

”Në fakt nuk do ta quaj as pakënaqësi, as vlim e as diçka të jashtëzakonshme brenda LDK-së. Ne kemi debatuar dhe kemi diskutuar brenda LDK-së për rezultatet e zgjedhjeve, numrat flasin”, tha Haziri.