
Përplasen dy automjete në rrugën Prishtinë-Mutivodë, lëndohen shtatë persona
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Mutivodë.
Aksidenti ku të përfshira janë dy automjete, ka ndodhur rreth orës 15:20.
Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo mes tjerash tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.