HomeAktualePërparim Rama: Detyra jonë është t’u krijojmë mundësi të rinjve të suksesshëm

Përparim Rama: Detyra jonë është t’u krijojmë mundësi të rinjve të suksesshëm

spot_img

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar rëndësinë e mbështetjes së të rinjve të suksesshëm dhe krijimit të mundësive për ta ndërtuar të ardhmen në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë takimin me notarin e talentuar kosovar, Sidrit Deskun, i cili ka përfaqësuar Kosovën edhe në Lojërat Mesdhetare të vitit 2023.

“Takimet me të rinjtë tanë të suksesshëm, na japin shpresë për këtë vend, por njëkohësisht na kujtojnë përgjegjësinë që kemi mos me ja cenu të ardhmen”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se Sidrit Desku është një prej të rinjve që përmes talentit dhe përkushtimit po e përfaqëson Kosovën.

“Detyra jonë është t’u krijojmë mundësi”, ka përfunduar Rama.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...