HomeAktualePërparim Rama: Bashkëqeverisja në Prishtinë për stabilitet, zhvillim dhe qytetarin në qendër

Përparim Rama: Bashkëqeverisja në Prishtinë për stabilitet, zhvillim dhe qytetarin në qendër

spot_img

Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka theksuar se qeverisja duhet të mbetet përgjegjësi direkte ndaj qytetarit, duke nënvizuar se politika duhet të shërbejë si mjet për realizimin e së mirës publike dhe jo si qëllim në vetvete.

Në një reagim publik, Rama ka vlerësuar se kryeqyteti ndodhet para një momenti të rëndësishëm zhvillimor, sidomos në prag të projekteve madhore dhe përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare. Sipas tij, këto projekte nuk lidhen vetëm me ndërtimin e infrastrukturës, por edhe me formësimin e identitetit të një kryeqyteti modern dhe konkurrues evropian

.Rama ka njoftuar gjithashtu për finalizimin e bashkëqeverisjes në kryeqytet me Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, Lidhja për Prishtinën dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Sipas tij, kjo qasje synon një përfshirje të gjerë dhe funksionale në qeverisjen lokale.

Sa i përket emërimeve, ai ka bërë të ditur se ato nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë realizuar në përputhje me propozimet e “Kolegjiumit” të degëve të Prishtinës, duke garantuar përfaqësim dhe legjitimitet të brendshëm.

Kryetari i Prishtinës ka shprehur mirënjohje për drejtorët e deritanishëm për kontributin e tyre, ndërsa u ka uruar suksese atyre të rinjve në detyrë.

Postimi i Ramës:

Qeverisja është, në thelb, përgjegjësi ndaj qytetarit.

Prandaj, obligimi ynë moral dhe politik është i qartë: të ofrojmë qeverisje që u shërben qytetarëve me përgjegjësi, bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë.

Politika nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, por mjet për të realizuar të mirën publike: për qytetarin.

Sot, Prishtina ndodhet para një momenti të rëndësishëm historik dhe zhvillimor. Me projektet madhore që na presin, përfshirë përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, ne nuk po ndërtojmë vetëm infrastrukturë moderne, por po ndërtojmë identitetin dhe perspektivën e një Kryeqyteti europian, funksional dhe konkurrues.

Këto procese kërkojnë stabilitet institucional, bashkëpunim dhe vendimmarrje të përgjegjshme.

Në një rend demokratik, dallimet janë të natyrshme dhe legjitime. Por pjekuria politike matet me aftësinë për t’i tejkaluar ato në funksion të interesit të përbashkët.

Qytetarët nuk jetojnë në parti, jetojnë në komunitet të përbashkët, prandaj ata janë përgjegjësi e PËRBASHKËT. Nevojat e tyre nuk janë çështje interpretimi politik, por detyrim për zgjidhje konkrete të menjëhershme.

Jam kundër çdo retorike përçarëse. Ne jemi një POPULL. Një SHTET. Prandaj, duhet vizion i përbashkët, stabilitet dhe veprime të përgjegjshëm institucionale nga secili prej nesh.

Duke vendosur qytetarin në qendër dhe duke qenë të vetëdijshëm se pushteti është shërbim, e jo instrument bllokimi, kemi finalizuar bashkëqeverisjen në Kryeqytet me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate, Lidhjen për Prishtinën dhe së fundmi me Partinë Demokratike të Kosovës(PDK).

Në këtë kuadër, emërimet nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), janë bërë konfirm propozimeve të ardhura nga ”Kolegjiumi” i përbërë nga pesë degët e Prishtinës, një mekanizëm i themeluar nga vetë LDK, që garanton përfaqësim, balancë dhe legjitimitet të brendshëm. Paralelisht, janë emëruar edhe përfaqësuesit e partnerëve tanë nga AAK, Nisma, Lidhja për Prishtinën dhe PDK, duke reflektuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe funksionale.

Kryeqyteti është shembull i bashkëpunimit dhe zhvillimit dhe ashtu do të mbetet!

Shpreh mirënjohje të veçantë për drejtorët e deritanishëm, të cilëve u ka përfunduar mandati, për profesionalizmin dhe kontributin e tyre të çmuar në shërbim të qytetit. Ndërsa drejtorëve të rinj u uroj suksese dhe përgjegjësi të lartë në detyrat që marrin përsipër.

Ashtu siç e kam përkrahur pakusht Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e kaluara, do ta përkrah edhe në këto zgjedhje, me bindjen se demokracia, stabiliteti institucional dhe kultura shtetformuese duhet të mbrohen dhe të forcohen vazhdimisht. Përgjegjësi, rend, zhvillim dhe shërbim ndaj qytetarit, pa retorikë përçarëse por me vizion të qartë për të ardhmen, kjo është filozofia e së djathtës!

Kosova nuk ka nevojë për më shumë krizë e polarizim, por për institucione funksionale, bashkëpunim dhe vizion për zhvillim. Sepse lidershipi i vërtetë nuk matet me aftësinë për të krijuar tension, por me aftësinë për të bashkuar njerëzit, për të ndërtuar stabilitet institucional, dhe për ta çuar vendin përpara. 🇽🇰

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...