
Përmes ironisë, edhe një kandidat ka shpallur kandidaturën për kryetar të FFK-së
Në garën për kryetar të FFK-së duket se fotot kanë marrë epërsinë mbi punën.
Një kandidat i ri, me ironi, ka shpallur “zyrtarisht” kandidaturën për kryetar të FFK-së.
“Sikurse disa kandidatë të tjerë, edhe unë kam foto me kryetarë të FIFA-s dhe UEFA-s,” tha ai, duke theksuar se futbolli nuk ndërtohet me foto, por me punë.
Me ketë postim, ai ironizon kandidaturat që po pretendojnë kreun e FFK-së përball Agim Ademit.

