Përmbysje e madhe, Milan triumfon në finalen e Superkupës ndaj Interit

Përmbysje e madhe, Milan triumfon në finalen e Superkupës ndaj Interit

Milan fiton Superkupën e Italisë, teksa mundi me përmbysje Interin 2-3 në Riad.

Një ndeshje shumë e luftuar në fillim, me të dyja skuadrat që treguan dëshirë për të sulmuar.

Në minutën e 34-të, Asllani aktivizohet te zikaltërit, pas një dëmtimi të Calhanoglu.

Në kohën shtesë, me një të majtë të bukur nga brenda zonë Lautaro Martinez dërgoi topin në rrjetë, duke mposhtur portierin Maignan, raporton Ballkanweb.

Në fillimin e pjesës së dytë, Taremi dyfishoi shifrat për të besuarit e Inzaghit.

Ekipi i Conceicao nuk u dorëzua dhe shkurtoi diferencat me Theo Hernandez, falë një ekzekutimi perfekt të një goditje dënimi.

Pulisic vendosi ekuilibrat në minutën e 80-të. Milani do siguronte fitoren mes thriller, me një gol të Abraham në fund.