Përfunduan trajnimet me temën “Kujdesi ndaj pacientëve të moshuar”

Përfunduan trajnimet me temën “Kujdesi ndaj pacientëve të moshuar”

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në bashkëpunim me Asociacionin e Mjekëve Familjarë të Kosovës, ka përfunduar me sukses një seri trajnimesh me temën “Kujdesi ndaj pacientëve të moshuar”, të dedikuara për mjekët dhe infermierët e Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSh).

Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte të përmirësohet cilësia e përgjigjes së kujdesit shëndetësor parësor për personat e moshuar, përmes fuqizimit të njohurive të personelit shëndetësor mbi nevojat specifike të kësaj grupmoshe, veçanërisht për pacientët me sëmundje kronike.

Trajnimet janë mbajtur gjatë periudhës maj – qershor dhe janë realizuar nga prof. Naim Jerliu, dr. Pranvera Krasniqi, dr. Albana Morina dhe dr. Basri Kamberi, me përkrahje teknike nga projekti AQH.