
Përfundon studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë
Ministrja shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projektidea për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Balluku e quajti këtë hekurudhë “Kuq e Zi”, duke shtuar se edhe i hap rrugë realizimit të veprës infrastrukturore për kombin dhe rajonin, shkruan Klankosova.tv
Ajo ka bërë me dije se raporti për këtë çështje është prezantuar para ekipeve të dy vendeve.
“Mirëmëngjesi me lajmin e mirë se tashmë ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projektidea për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë. Raporti, i cili u prezantua nga Konsulenti në prani të skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria, tashmë i hap rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin dhe ekonominë e rajonit në tërësi. Hekurudha Kuq e Zi!”, shkroi ajo