HomeAktualePërfundon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme

Përfundon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme

spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 17 maj, në ora 23:59, është mbyllur periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Gjatë periudhës 6–17 maj 2026, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë mundur të aplikojnë për regjistrim:
Përmes platformës elektronike: diaspora.kqz-ks.org

Përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
Në momentin e regjistrimit, votuesit kanë mundur të zgjedhin njërën nga këto forma votimi:

Votim fizik në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës;
Dërgim të fletëvotimit me postë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë;
Dërgim të fletëvotimit me postë në kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës;
Sipas të dhënave preliminare: Janë pranuar gjithsej 142,803 kërkesa për regjistrim; 109,696 janë aprovuar; 7,325 janë refuzuar; 25,702 mbeten në shqyrtim.

Nga aplikimet e aprovuara: 81,901 votues janë regjistruar për dërgimin e fletëvotimit në kuti postare jashtë Kosovës; 2,855 për dërgimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë; 24,940 janë regjistruar për votim fizik në përfaqësi diplomatike.

Informacione shtesë: • Votimi në përfaqësitë diplomatike mbahet më 6 qershor 2026, nga ora 07:00 deri në 19:00 sipas kohës lokale.
• Votimi përmes postës zhvillohet nga 25 maj deri më 6 qershor 2026.
• Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë së shpejti adresat e kutive postare për pranimin e pakove me fletëvotime.

Lajmet e Fundit

AAK bojkoton seancën e nesërme të Kuvendit, paralajmëron referimin e çështjes në Kushtetuese

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Aleancës ka aprovuar mbështetjen për Grupin Parlamentar të...

Endrit Thaçi poston muralin e katërshes së UÇK-së që u zbulua në Prishtinë

Në Kryeqytet është zbuluar pasditen e sotme një mural i ri, i cili i kushtohet...

Prishtina dhe Llapi shënojnë fitore bindëse në Superligë

Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Drenicës, duke triumfuar me rezultat 4-1, në...

UP mirëpriti përfaqësuesit e projektit „STRUCTUVET” nga Universiteti Autonom i Barcelonës dhe Universiteti i Milanos

Në takim u diskutua për modernizimin e kurrikulës së Mjekësisë Veterinare dhe forcimin e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...