
Përfundon mbledhja e Komitetit HatTrick në Prishtinë, shqyrtohen dhe aprovohen projekte të rëndësishme investive
Për herë të parë Federata e Futbollit e Kosovës ishte nikoqire e një prej ngjarjeve të nivelit më të lartë ndërkombëtar.
Në Prishtinë, sot, është mbajtur mbledhja e Komitetit HatTrick të UEFA-s, në krye me Karl-Erik Nilsson, njëherësh zëvendëspresidenti i UEFA-s, ku të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e Komitetit HatTrick si Armand Duka, Marie Coipel, Wojciech Cygan, Niccolò Donna, Kaarlo Kankkunen, Armen Melikbekyan, Muamed Sejdini, Zoltán Roskó, Samuel Scheidegger, Ane Guro Skaare-Rekdal, Agim Ademi si dhe zyrtarë të UEFA-së nga departamente për projektet investive dhe zyrtarë të FIFA-s.
Takimi u hap nga kryetari i HatTrick Karl-Erik Nilsson i cili falënderoi FFK-në për mikpritjen e ngrohtë, derisa presidentit Agim Ademi ia dhuroi pllakën përuruese për ndërtimin e Kampit Nacional në Hajvali i cila është realizuar me mbështetjen e programit të UEFA-s, HatTrick.