
Përfundon grumbullimi treditor i Kombëtares U17 të Kosovës në konkurrencën e vajzave
Ka përfunduar grumbullimi treditor i Kombëtares U17 të Kosovës në konkurrencën e vajzave, i cili u mbajt në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Ky grumbullim ishte i pari për vajzat e gjeneratës 2009/2010, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian që do të zhvillohen në tetor.