HomeAktualePërfundon faza e parë e seleksionimit në Akademinë e Portierëve

Përfundon faza e parë e seleksionimit në Akademinë e Portierëve

spot_img

Sot është përmbyllur faza e parë e seleksionimit në kuadër të projektit të Akademisë së Portierëve, i cili po zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Gjatë katër ditëve të punës, në këtë proces kanë marrë pjesë mbi 100 portierë dhe portiere të gjeneratave 2011 dhe 2012, të përzgjedhur nga shtatë regjionet e Kosovës.

Kjo fazë i është kushtuar vëzhgimit dhe vlerësimit, teksa tani stafi i trajnerëve do të bëjë analizën dhe përzgjedhjen e portierëve që do të vazhdojnë në fazën e dytë të punës. Në këtë fazë do të vijojë një proces më i detajuar i vlerësimit, përmes të cilit do të përcaktohen portierët që do të jenë pjesë e Akademisë dhe me të cilët FFK do të punojë në vazhdimësi.

Përmes këtij programi synohet të krijohet një proces i qëndrueshëm i zhvillimit të portierëve të rinj, duke ndërtuar një bazë sa më të gjerë të talenteve për ekipet zinxhir të Kombëtares.

Projekti i Akademisë së Portierëve zhvillohet në kuadër të Departamentit të Edukimit të FFK-së dhe mbikëqyret nga Samir Ujkani, ish-portier i Kombëtares dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së. Në realizimin e programit janë të angazhuar trajnerët Valmir Bytyqi, Flamur Neziri, Artan Sadriu dhe Diellza Musa.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...