Përfundon afati kalimtar me shumë transferime për klubet e Superligës së Kosovës në basketboll

Përfundon afati kalimtar me shumë transferime për klubet e Superligës së Kosovës në basketboll

Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se la përfunduar afati kalimtar për klubet e ProCredit Superligës së Kosovës për basketbollistët vendorë.

Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se klubet kanë qenë mjaft aktive, duke bërë përforcimet e nevojshme për stinorin pranveror, ku do të vendoset gjithçka.

“Sigal Prishtina është përforcuar me Fatlind Shoshaj nga Belgjika, i cili ka luajtur për Pejën më herët, si dhe Norik Binqen nga Bora, derisa ka bërë kërkesë edhe për Renat Sylemanin.  Kampionia Trepça është përforcuar me Michael Myers, i cili së fundi luajti në Turqi”.

“Proton Cable Prizreni ka qenë mjaft aktive, duke transferuar basketbollistët vendorë, Rron Dahsylën nga Peja dhe Drilon Shalën nga Golden Eagle Ylli, si dhe Terrell Beck nga Peja. Bora po ashtu ka qenë mjaft aktive, duke u përforcuar me tre basketbollistë që kanë luajtur në Kosovë. Në skuadrën prishtinase janë transferuar Musab Mala nga Peja, Henrik Sirko nga Sigal Prishtina dhe Desmond Cambridge nga Trepça”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, shtohet se  Peja ka transferuar brazilianin Tulio Da Silva, si dhe Blend Matoshin nga Borea, dhe Golden Eagle Ylli ka rikthyer në radhët e tij Jan Palokaj.