
Përfshihet nga zjarri një kamionetë në fshatin Balincë të Malishevës
Një kamionetë është përfshirë nga zjarri në fshatin Balincë të Komunës së Malishevës.
Përveç dëmeve materiale, pasoja në njerëz nuk ka pasur.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Klankosova.tv, i cili bëri të ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 21:05.
“Rreth orës 21:05 Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se një automjet (kamionetë) ishte përfshirë nga zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendngjarje si dhe njësia e zjarrfikësve. Zjarri është lokalizuar dhe përveç dëmeve materiale pasoja në njerëz nuk ka pasur”, tha Elezaj, njofton Klankosova.tv.