HomeAktualePërfaqësuesit e komunave të Kosovës në Strasburg, diskutojnë për vetëqeverisjen lokale

Përfaqësuesit e komunave të Kosovës në Strasburg, diskutojnë për vetëqeverisjen lokale

spot_img

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Agim Aliu, nënkryetari Imri Ahmeti dhe drejtori ekzekutiv Sazan Ibrahimi po marrin pjesë në sesionin e 51-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, i cili po mbahet nga 27 deri më 29 tetor 2026 në Strasburg.

Gjatë këtij sesioni, përfaqësuesit e AKK-së zhvilluan një takim me kryetaren e Kongresit, Gunn Marit Helgesen, dhe sekretarin e përgjithshëm, Mathieu Mori.

Në takim u diskutua për raportin mbi zbatimin e parimeve të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale në Kosovë, i cili ishte prezantuar më 8 tetor 2026 në Prishtinë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua gjetjeve dhe rekomandimeve të raportit, si dhe rëndësisë së tyre për forcimin e vetëqeverisjes lokale në vend.

Përfaqësuesit e AKK-së theksuan se Asociacioni e përdor vazhdimisht Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale si dokument bazë në veprimtarinë e tij lobuese dhe avokuese për mbrojtjen e interesave të komunave.

Sipas tyre, parimet e Kartës shërbejnë si referencë në qëndrimet dhe kërkesat e AKK-së për respektimin e autonomisë lokale, mbrojtjen e kompetencave komunale dhe sigurimin e financimit të qëndrueshëm për komunat.

Në takim u diskutua gjithashtu për gjendjen aktuale të pushtetit lokal në Kosovë, bashkëpunimin ndërmjet AKK-së dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, përkrahjen për Asociacionin dhe komunat e Kosovës, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kosovës në këtë sesion vlerësohet si mundësi për të paraqitur perspektivën dhe sfidat e komunave në diskutimet evropiane për demokracinë lokale, për të shkëmbyer përvoja dhe për të fuqizuar partneritetin me Kongresin e Këshillit të Evropës.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...