Për shtatë muaj në Kosovë, 8 raste me fatalitet në vendin e punës

Për shtatë muaj në Kosovë, 8 raste me fatalitet në vendin e punës

Kushtet e mira janë faktori kyç në çdo vend të punës, në atë mënyrë që të sigurohet një ambient i sigurt dhe sa më i shëndetshëm për të gjithë punonjësit.

E, kështu e parasheh edhe pika 5-të e Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë,e cila thotë “Punëdhënësi është përgjegjës për të krijuar kushtet e punës të sigurta dhe të shëndetshme në të gjitha aspektet e punës”.

Por, në Kosovë vetëm gjatë këtij shtatë mujori të këtij viti kanë ndodhur tetë raste me fatalitet në vendin e punës, këtë e ka bërë të ditur Jusuf Azemi, Kryetar në Sindikatën e Pavarur në Sektroin Privat të Kosovës.

Azemi në një prononcim për GazetaBlic, thekson se informacione të sakta kemi vetëm për personat që kanë pësuar fatalitet në vendin e punës,ndërsa për persona të lënduar nuk është i informuar, pasiqë, sipas tij, kompanitë e caktuara nuk japin detaje për punëtorët që lëndohen sepse ata kërcënohen.

“Të sakta i kemi i kemi se sa punëtor kanë vdekur në vendin e punës, por, nuk mund të themi saktë që i kemi informacionet për lëndimet sepse ka shumë punëtor të cilët lëndohen dhe nga frika që kërcënohet, pronarët e kompanive nuk japin detaje. Por, për pjesën e vdekjeve që nga fillimi i vitit 2024 e deri më sot i kemi 8 raste të vdekjes që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës”, u shpreh Azemi.

Ai vlerëson se nëqoftëse nuk do të kishin mungesë të mjetëve të sigurisë ne vendet e punës, nuk do të ishte kjo shifër aq e madhe e të vdekurve në vendit tonë. i cili thotë se Kosova në dallim me vendet e rajonit është katër herë më e madhe për nga shifra e të vdekurve në vendet e punës.

Siç u shpreh ai, ka vite që kanë bërë kërkesë nga qeveritë e Kosovës që të kenë mbështetje financare për rastet e vdekjeve të puntorëve në sektorin privat, që sipas tij, ende nuk kanë marrë ndonjë rezultat.

“Edhe me këtë qeveri, por, edhe me qeveritë e kaluara, fatkeqësisht që nga pas lufta kemi bërë një kërkesë që qeveria e Kosovës të ketë një fond të veçantë për rastet e vdekjeve të puntorëve të sektorit privatë të Kosovës, dhe deri më tani nuk kemi arritë me realizu këtë, dhe sipas të gjitha gjasave nuk e kanë plan t’a bëjnë këtë”, deklaroi Azemi.

Në lidhje me këtë çështje, edhe eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë Bekim Doli, tha se ka raste kur ndodhin lëndimet e puntorëve nga moskujdesja e tyre, që nuk është gjithmonë punëdhënësi fajtor kur ndodhin raste të tilla.

“Ka raste kur lëndimet bëhen edhe nga neglishenca e punëmarrësit apo punëtorit, nuk është gjithmonë fajtor punëdhënësi për arsyje se, ka raste që edhe punëtori me i neglizhu. Por, gjithmonë duhet me qenë të dy palët në kontrolla”, tha Doli.

Ndër të tjera ai shprehet se arsyjet pse ndodhin aksidentet gjatë një pune të tillë janë të shumëta, e ndër to është edhe mostrajnimi i duhur për sigurinë dhe shëndetin.

“Ka shumë arsyje pse ndodhin, shumica janë puntorë që në shumë kompani nuk janë të trajnuar për sigurinë dhe shëndetin në punë. Shkaktarët se pse ndodhin këto aksidente janë: rreziqet nga lartësia e lëndimet e ndryshme.Masat nga punëdhënësi nuk janë të marra sic duhet”, përfundoi Doli për GazetaBlic.

Vlen të rikujtohet se në dallim me vitin e kaluar gjatë periudhës janar-qershor (2023) kanë ndodhur 11 raste me fatalitet në sektorin e ndërtimtarisë.