“Për Kosovën e lë shpirtin në fushë”
Futbollisti Valon Berisha, ka folur për miqësoren që nesër Kosova do ta zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë, në Oslo.
Ai tha se kjo lojë do të jetë shumë emocionale për të, pasi në të kaluarën e ka përfaqësuar kombëtaren norvegjeze.
Por, Berisha thotë se ndihet krenar që tani po luan për vendin e tij, Kosovën.
“Për Kosovën gjithmonë do të lë shpirtin në fushë”, tha Berisha në konferencën për media.
Mesfushori tha se Norvegjia ka shumë futbollistë të mirë, por tha se skuadra është e përqëndruar në lojë.
“Kemi dëshirë të tregojmë çka kemi ushtruar deri më tani dhe çka do të tregojmë në fushë në të ardhmen”, shtoi ai.
Loja Norvegjia-Kosova, fillon nga ora 19:00 dhe luhet në stadiumin “Ullevaal Stadion”.