Për çfarë qeverisje të mirë po flasim?
Besnik Tahiri, shef i GP të AAK-së
1. Vendi me pagat më të ulëta e me çmimet më të larta të energjisë elektrike;
2. Vendi me pensione të nivelit të asistencës sociale;
3. Vendi me pagën minimale më të ulët (170) euro në rajon, e që nuk ka fuqi punëmarrëse në treg;
4. Vendi ku investimet kapitale prej buxhetit të shtetit me rreth 60% janë orientuar në 4 komuna të partisë në pushtet, të cilat mbulojnë vetëm 15% të territorit dhe 12% të popullsisë;
5. Vendi i vetëm në rajon ku qytetarët ende nuk kanë sigurim shëndetësor;
6. Ku niveli i arritshmërisë sipas PISA është më i ulëti në rajon;
7. Ku nuk është realizuar asnjë projekt dhe investim i huaj strategjik;
8. Ku lidershipi shpenzon tri vite vendnumëro në rrafshin ndërkombëtar dhe në dialog, e kauzë politike e ka pasur platformën ‘Jo-Negociata’;
9. Ku sanksionet dhe heqja e vizave janë ende kryefjala në qeveri;
10. Ku nuk ka asnjë ligj vital, i cili nuk synon rrëzimin e ndarjes së pushteteve, politizimin, dhe shkeljen e të drejtave fundamentale, e për rrjedhojë bien të gjitha në vlerësimin kushtetues.
Deputetja e parlamentit evropian, Viola von Cramon, ju dëgjoi mbrëmë në takim, ndoshta edhe e ka pa kumtesën për media nga kryeministria, por mos harroni, ajo ka shumë informata, dhe nuk i blenë këto fraza koti!