Pensionistët thonë se 100 euro s’u dalin as për barna, kërkojnë rritje të pensioneve
Pensionistët i kanë mirëpritu 100 eurot e ndara nga Qeveria, mirëpo disa prej tyre thanë se po e kanë të vështirsh që t’ia dalin me pensionet që i marrin, duke kërkuar rritjen e tyre. Ata ankohen se nuk mund të sigurojnë as barnat e lëre më të mendojnë për gjëra të tjera, sidomos këtë vit kur çmimet janë rritur në mënyrë enorme.
Fetije Bislimi falenderoi institucionet për këto shtesa duke thënë se do të ishte mirë që secilin muaj të kenë gjëra të tilla.
“Këto nuk janë kurgjo, mirëpo duhet me i falenderu që iu ka ra ndërmend, me pas qenë që çdo muaj me e pas kështut mirëpo po thojnë vetëm këtë muaj”.
Bislimi tha se pensionistët kanë nevojë për shtesa të tilla pasi kanë nevoja të ndryshme.
“Unë jam me sëmundje, duart më dridhen, me ecë këmbët më lëshojnë, jetoj në shtëpi të të moshuarve, Nuk e kam askënd, jam vetëm, pensioni nuk del për barna e lëre më për diçka tjetër”, tha ai për EO.
Shtesën prej 100 eurove e mirëpriti edhe pensionisti, Fetush Morina i cili tha se Qeveria ka bërë nder të madh duke i gëzuar të moshuarit, të cilat i quajti ndihmë sociale. Morina bëri një krahasim me pensionet e rajonit.
“Faleminderit Qeverisë që ka bo një nderë të madh për këtë Vit të Ri, duke i gëzuar pleqtë por me 100 çka me bo? E lus shtetin me bo diçka ma shumë se ky nuk është pension”.
“Mali i Zi 450 euro pension me plus 100 euro shtesë i kish bë për pensionera, edhe për neve me bo diçka se po shkojnë me pikë për të pension”.
Sipas tij, pensioni duhet të jetë mesatare deri në një masë të caktuar derisa shtoi rëndësinë e diasporës në ekonominë e vendit.
“Pensia duhet të jetë mesatare ,një dysh me pas perpara bile, se kemi doktora e profesionalista tjerë, një falenderim të madh për diasporën që e kemi, ata po na ndihmojnë, Rrnoft diaspora”.
E Hysni Thaqi tha se me rritjen e inflacionit kostoja e jetës ka ndryshuar, duke e quajtur të pamundur përballimin e gjendjes për pensionistët.
“Kotoja e jetës ka ndryshuar, kemi rritje është e pamundur përballimi i saj për penzionera, unë nuk e kam gjendjen keq mirëpo po flas për pjesën tjetër, pasi shumica kanë nevojë për gjëra të shumta”.
Thaqi citoi një thënie në një ekonomisti amerikan sipas së cilit vite më parë në treg është shkuar me para në xhep e është kthyer me shportë plotë derisa sot ndodh e kundërta.
“Është një ekonomist amerikan thotë se përpara kemi shkuar në treg me para në xhep e jemi kthyer me shportën plotë, kurse tash shkojmë më para mirëpo të gjitha përfshihen brenda një qeseje”.
Nga janari e deri në korrik të këtij viti, Kosova ka shpenzuar mbi 305 milionë euro në përkrahje financiare për personat e pensionuar dhe për ata që janë në skema të ndryshme sociale.