Pence: Biden mori vendimin e duhur

Pence: Biden mori vendimin e duhur

Mike Pence thotë se Joe Biden mori vendimin e duhur duke u larguar nga gara për president.

Përmes një postimi në “X”, ish-zëvendëspresidenti ka falënderuar  Bidenin për siç ka thënë ai, “vendosjen e interesave të kombit tonë përpara interesave të tij”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai shton se tani është koha që liderët në të dyja palët të dërgojnë një mesazh vendosmërie, siç tha ai pavarësisht nga gjendja politike.