Peja shpall më të mirët në sport, Distria Krasniqi pranon çmimin e “Sportistes së Vitit” nga Agim Ademi
Kreu i FFK-së, Agim Ademi, ka marrë pjesë në manifestimin e shpalljes së sportistëve më të mirë të vitit 2023 në Komunën e Pejës.
“Në këtë ngjarje, u nderova me ndarjen e çmimit për sportisten më të mirë, i cili i takoi xhudistes, Distria Krasniqi. Paraqitjet e jashtëzakonshme të saj në arenën ndërkombëtare bënë krenare jo vetëm Pejën, por edhe të gjithë Kosovën”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Ai ka falënderuae drejtoreshën për Kulturë, Rini e Sport, Xhenet Syka dhe Komunën e Pejës për respektin ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.