
Peci: S’i kemi numrat për kryeparlamentarin, për Qeveri duhet të na sfidojnë pas konstituimit (VIDEO)
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosoëvs.
Ai u shpreh se nuk i aknë numrat për konstituim të Kuvendit, por siç u shpreh ai, për Qeveri duhet të sfidohen pas konstituimit, përcjell Klankosova.tv.
“Kjo nuk është një vendosje, deri kur është dita ose afati, ose numri i seancave që ne bëjmë përpjekje. Çështja është serioze, por megjithatë ne i kemi bërë veprimet tona, në kuptimin si koalicion, rezultati po dihet, ne nuk i kemi numrat e mjaftueshëm pët ta konstituuar Kuvendin, për çështjet e Qeverisë duhet me na sfidu në momentin kur t’e kemi një Kuvend të konstituuar”, u shpreh tutje Peci./Klankosova.tv