
Peci paralajmëron masa të rrepta: Rrënim i ndërtimeve pa leje dhe lirimi i pronave komunale
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka paralajmëruar ndërmarrjen e masave të ashpra ndaj shkeljeve ligjore në territorin e komunës.
Ai ka bërë të ditur se objektet e ndërtuara pa leje do të rrënohen, ndërsa lejet ndërtimore të dhëna kundërligjshëm, përfshirë ato të lëshuara gjatë fushatës zgjedhore, por edhe të tjera, do të revokohen.
Po ashtu, Peci ka shkruar në ‘Facebook’ se të gjitha pronat komunale të uzurpuara do të lirohen, duke nënvizuar se komuna do të veprojë në përputhje të plotë me ligjin dhe pa përjashtime.
Sipas tij, këto masa synojnë vendosjen e rendit, respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik në Komunën e Mitrovicës
