Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç pritni kriminela

Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç pritni kriminela

Ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, po kërkohen të nisin hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që një vëlla i deputetes të përfitojë rreth 100 mijë euro grant.

Lidhur me këtë, ka reaguar vet ministri përmes Facebook-ut.

Peci deklaron se askush nuk mund ta ndalë atë, as me ujë e as me plumba.

Edhe thirrjen për hetime ndaj tij e quan shpifje, e këto shpifje Peci thotë se i nisi ‘paterica e PDK-së, LDK ja e bitisi PDK-ja me kërkesa për shkarkime’.

Njoftimi i plotë:

Siç edhe ua kam bërë me dije në fillim të mandatit, nuk mundeni me më ndalë as me ujë e as me plumba!

Po e vështroj me kujdes shthurjen mentale të akuzave e shpifjeve!

E nisi sulmin paterica e PDK-së, LDK ja e bitisi PDK-ja me kërkesa për shkarkime!

Veç pritni kriminela!

Nëse deri tash kam treguar etikë në të shprehur, nga tash e tutje do flas më hapur se asnjëherë tjetër e do t’iu demaskoj si kurrë më parë!

Secili sulm i juaji është i kuptueshëm sepse suksesi në sektorin e bujqësisë e ndryshimi është aq radikal sa që vështirë është të përpihet nga ju! Bile ky ndryshim radikal ju tmerron sepse nuk mund ta imagjinoni që instalacioni kleptomaniak i qeverisjes suaj më nuk ekziston. Është përtej realitetit tuaj meritokracia si bazë e parim!

Andaj, durim horra se nga nesër, çdo ditë do ta shpërfaqi pafytyrësinë e kriminalitetin tuaj me emra.