Peci mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar Bujqësor në Bullgari

Peci mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar Bujqësor në Bullgari

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka marrë pjesë në hapjen ceremoniale të Panairit Ndërkombëtar Bujqësor i cili mbahet në Plovdiv të Bullgarisë, me ftesë të Ministri Vatev, ministrit bullgar të bujqësisë.

Peci ka thënë se Ky panair me mbi 40,000 vizitorë është një ekspozitë gjithëpërfshirëse e bujqësisë, që përfshin shkencën, teknologjinë, pajisjet, produktet, inovacionet dhe shërbimet.

“Në kuadër të këtij panairi ka të pranishme edhe kompani nga Kosova. Përfshirja e kompanive nga Kosova i shton një dimension të vlefshëm ndërkombëtar panairit, duke nxitur shkëmbimin ndërkulturor dhe duke promovuar bashkëpunimin ekonomik. Organizimi i këtij panairi shërben si një riafirmim i fuqishëm i marrëdhënieve pozitive dhe frymës së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe homologes bullgare”.

“Kjo përpjekje e mirëkoordinuar jo vetëm që nënvizon angazhimin e ndërsjellë për suksesin e panairit, por gjithashtu pasqyron një angazhim më të gjerë për bashkëpunimin dypalësh në sektorin e bujqësisë. Përfaqësuesi nga MBPZHR mbajti një prezantim të hollësishëm para audiencës në panair, me temën”, ka shkruar ndër tjerash Peci në Facebook.