Peci i fton për debat paraardhësit e tij në Ministrinë e Bujqësisë

Peci i fton për debat paraardhësit e tij në Ministrinë e Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka ftuar në debat publik të gjithë ministrat paraardhës në këtë dikaster.

Blerand Stavilecit, Memli Krasniqit, Nenad Rikallos, Dijana Zhiviqit dhe Besian Mustafës, Peci iu ka thënë që të caktojnë ditën, orën, studion, moderatorin e panelin.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Ftesë publike!
Në funksion të njoftimit të publikut me debate përmbajtësore, u bëj thirrje ish Ministrave të Bujqësisë, paraardhësve të mi:
Blerand Stavileci
Memli Krasniqi
Nenad Rikallo
Dijana Zhiviq dhe
Besian Mustafa
Ju thuajeni ditën, orën, studion televizive, moderatorin e panelin, të gjithë ju së bashku, dorë për dore…
Këtë debat e ftoj në funksion të ballafaqimit me të vërtetën dhe krahasimit të rezultateve të prekshme për fushat tematike të Qeverisë Kurti 2 në sektorin e bujqesisë!
Çdo mandat është shquar për diçka, andaj le t’i kthejmë në kujtesë të gjitha shkollat qeverisëse dhe t’i ballafaqojmë faktet.
Ju mirëpres!