HomeAktualePDK sërish në sallën plenare, Kabashi Ramaj: Deputeti Kurti po e çon...

PDK sërish në sallën plenare, Kabashi Ramaj: Deputeti Kurti po e çon vendin drejt autokracisë

spot_img

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot në orën 11:00 ka qenë të pranishëm në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku do të duhej të mbahej vazhdimi i seancës konstituive.

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi Ramaj, nga foltorja e sallës plenare, i bëri thirrje deputetit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët i kanë marrë peng institucionet, ta konstituojnë Kuvendin.

“Nuk po kërkojmë privilegj. Po kërkojmë diçka elementare: të funksionojë shteti.

Prandaj, Kurti, thirre seancën. Konstituoje Kuvendin. Respekto Kushtetutën dhe lëri institucionet të bëjnë punën e tyre. Sepse Kosova nuk është pronë e një lideri. Kosova u përket qytetarëve të saj. Dhe askush, absolutisht askush, nuk ka të drejtë ta mbajë peng të ardhmen e saj”, tha ajo.

Kabashi Ramaj theksoi se të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë zgjedhur nga qytetarët për të punuar dhe për t’i trajtuar problemet e tyre, jo për të mbetur peng i krizës së shkaktuar nga Albin Kurti.

“Asnjë fitore zgjedhore nuk i jep askujt të drejtën ta vendosë veten mbi Kushtetutën. Asnjë lider nuk është mbi shtetin. Asnjë parti nuk është mbi Kosovën. Ajo që po ndodhë këtu është një krizë shtetërore e shkaktuar nga partia së cilës qytetarët ia kanë dhënë përgjegjësinë për t’i konstituuar institucionet, por që në realitet ka vendosur ta mbajë krejt shtetin peng! E pasojat i ndien pacienti që pret trajtim dhe mjeku që punon në kushte të vështira. I ndien polici, ushtari dhe zjarrfikësi që mbrojnë vendin, por vazhdojnë pa sigurim të mirëfilltë shëndetësor dhe jetësor. I ndien mësuesi. Studenti që pyet a ka të ardhme këtu. Fermeri që pret mbështetjen. Biznesi që kërkon stabilitet. Ju, qytetarë, po e paguani çmimin e një shteti që nuk po lejohet të funksionojë”, shtoi ajo.

Kabashi Ramaj tha se Kurti po provon të simulojë normalitet në vend, por po e dërgon rendin shtetëror e institucional drejt autokracisë.

“Rreziku që po i kanoset Kosovës sonë dhe demokracisë që me aq shumë mund e sakrificë e kemi krijuar, është i madh! Demokracia nuk zhbëhet domosdoshmërisht brenda një nate. Ajo fillon të dobësohet kur një lider nuk i pranon më kufijtë që ia vendos Kushtetuta. Kur Kuvendi mbahet jofunksional. Kur pushteti përqendrohet gjithnjë e më shumë dhe institucionet që duhet ta kontrollojnë atë dobësohen. Këto janë shenja paralajmëruese të rrëshqitjes drejt autokracisë”, shtoi ajo.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...