HomeAktualePDK: Qeveria ta procedojë në Kuvend Projektligjin për Dhomat e Specializuara, mbrojtja...

PDK: Qeveria ta procedojë në Kuvend Projektligjin për Dhomat e Specializuara, mbrojtja e UÇK-së duhet të jetë prioritet

spot_img

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Qeveria ta dërgojë për miratim në Kuvend, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, tha se si GP i PDK-së këtë e kërkuan edhe në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, sepse kjo çështje është prioritet dhe emergjencë kombëtare.

“Si PDK e kemi dëshmuar me veprime se nuk bëhemi pengesë për funksionalitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Mirëpo, edhe është krejtësisht e padrejtë që të simulojmë normalitet përballë një çështjeje që kërkon veprim urgjent nga shteti. Për PDK-në Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në funksion të mbrojtjes së UÇK-së duhet të jetë prioritet mbi prioritete”, tha ajo.

Deliu Kodra shprehu indinjatën që sot në Kuvend janë sjellë një mori projektligjesh me procedurë të përshpejtuar, ndërkohë që Qeveria i ka diskutuar 35 pika të ndryshme, e Projektligji për Dhomat e Specializuara vazhdon të mbesë në sirtar dhe i patrajtuar.

“Për këtë Projektligj për Dhomat e Specializuara na thuhet që po kërkohet ekspertizë dhe po zvarritet procedimi i tij. Për PDK-në, kjo është e papranueshme. Kuvendi i Kosovës me votë unanime të 99 deputetëve e shprehu vullnetin për mbrojtjen e UÇK-së dhe të çlirimtarëve. Tani ky vullnet duhet të kthehet në veprim konkret”, shtoi ajo.

PDK edhe një herë i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti dhe ministres së Drejtësisë që ta procedojnë në Kuvend Projektligjin për Dhomat e Specializuara.

 

 

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...