PDK-ja: Qeveria ia humbi Kosovës 21 milionë euro, të barabarta me 42 mijë paga mesatare në Kosovë

PDK-ja: Qeveria ia humbi Kosovës 21 milionë euro, të barabarta me 42 mijë paga mesatare në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për të 21 milionë euro kompanisë “Contour Global” si epilog i procesit të arbitrazhit pas dështimit të ndërtimit të termocentralit.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj në një konferencë për medie tha se përtej humbjes financiare, menaxhimi i munguar dhe i dështuar i këtij projekti, dëshmon se Qeveria ka dështuar të ndërtojë një vizion të qartë dhe të qëndrueshëm për adresimin e nevojave të qytetarëve të Kosovës për furnizim me energji.

“Dje Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi që të paguajë 21 milionë euro, si pasojë e humbjes së procesit të Arbitrazhit ndaj kompanisë ‘Contour Global’. 21 milionë euro janë të barabarta me 42 mijë paga mesatare në Kosovë”, theksoi ai.

Nikaj rikujtoi se Qeveria nuk ka arritur të përfundojë projektet e nisura, e as nuk ka nisur ndonjë projekt të ri në këtë fushë.