
PDK-ja kujton heroin, Shaban Polluzha në 79 vjetorin e rënies
Partia Demokratike e Kosovës, e ka kujtuar në 79 vjetorin e rënies, heroin e Kosovës, Shaban Polluzhën.
Aktiviteti dhe rënie heroike e Polluzhës, siç shkruan PDK, shërbeu si burim frymëzimi për brezat pasues.
”Në 79 vjetorin e rënies, sot kujtojmë Heroin e Kosovës, Shaban Polluzha, i cili udhëhoqi rezistencën kundër forcave pushtuese serbe në janar dhe shkurt të vitit 1945, në trevën e Drenicës.
Aktiviteti i Shaban Polluzhës dhe rënia heroike e tij, shërbeu si burim frymëzimi për brezat pasues të veprimtarëve të çështjes kombëtare, që u angazhuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës së Shaban Polluzhës!”.