HomeAktualePDK-ja falënderon deputetët për miratimin e deklaratës në mbrojtje të UÇK-së

PDK-ja falënderon deputetët për miratimin e deklaratës në mbrojtje të UÇK-së

spot_img

Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur miratimin nga Kuvendi të deklaratës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Partia Demokratike e Kosovës falënderon të gjitha grupet parlamentare për mbështetjen dhe kontributin në harmonizimin e tekstit të deklaratës së propozuar nga grupi ynë parlamentar.

“Sot, Kuvendi shprehu qëndrimin e tij për mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare dhe kundërshtimin e aktgjykimit që e vlerëson të padrejtë. Ky është një hap i rëndësishëm i vullnetit të përbashkët politik. Tani ai vullnet duhet të kthehet në veprim konkret”.

“Radha është e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të propozuar nga PDK-ja. Kërkojmë nga Qeveria që ta procedojë pa vonesë në Kuvend dhe nga të gjitha grupet parlamentare që ta trajtojnë e votojnë me urgjencë”.

“Deklarata shpreh qëndrimin e Kuvendit. Votimi i ligjit është hapi i radhës për t’i dhënë përgjigje institucionale kërkesave që kemi ngritur. PDK-ja do të vazhdojë të angazhohet për mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së dhe për një proces të drejtë ndaj ish-krerëve të saj”.

“Sot u dëshmua se mund të ndërtohet vullnet i përbashkët për mbrojtjen e vlerave tona. Tani kërkojmë që i njëjti vullnet të dëshmohet edhe në votimin e ligjit”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...