HomeAktualePDK dorëzon në Kuvend kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive

PDK dorëzon në Kuvend kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive

spot_img

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kërkesën në Kuvendin e Kosovës kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive të premten, më 14 gusht, në orën 11:00.

Deputeti Përparim Gruda tha se mosthirrja e seancës konstituive përbën shkelje kushtetuese.

“Sapo kemi dorëzuar, në emër të PDK-së, kërkesën në drejtim të kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për mbajtjen e vazhdimit përkatësisht të seancës konstituive për nesër, datë 14 gusht, në ora 11:00, siç kërkon rregullorja e Kuvendit të Kosovës. Sepse rregullorja, siç dihet tashmë, kërkon që të ketë mbledhje ose vazhdim mbledhjes çdo 48 orë. Ne kemi dorëzuar këtë kërkesë për të kërkuar respektimin e Kushtetutës, aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rregullores së punës së Kuvendit. Ju tashmë e dini që afati për konstituimin e Kuvendit ka kaluar. Është shkelur Kushtetuta, është shkelur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, siç ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës, shkelja e afatit ose kalimi i afatit për konstituim nuk e shuan detyrimin që kemi ne si deputetë për ta konstituuar Kuvendin”, tha ai.

Gruda theksoi se Kuvendi duhet të konstituohet edhe pas kalimit të afatit, ndërsa përgjegjësia për thirrjen e vazhdimit të seancës i takon kryesuesit Avni Dehari.

Lajmet e Fundit

Irani dhe Trump përplasen për Ngushticën e Hormuzit

Kreu i ri i forcave paraushtarake Basij të Iranit thotë se Ngushtica e Hormuzit...

Barcelona interesohet për Lautaro Martinez, Deco takon agjentin

Barcelona po e mban në radar Lautaro Martinezin si një alternativë për sulmin, në...

Portieri shqiptar i Dortmundit gati për rikthimin, mund të huazohet te Copenhagen-i

Portieri shqiptar i Borussia Dortmundit, Diant Ramaj, është pranë rikthimit te Copenhagen, skuadër ku...

Shqiptarët, ende të lidhur fort me familjen – 24,6% takohen çdo ditë

Shoqëria shqiptare vazhdon të jetë ndër më të lidhurat në Evropë me familjen, duke...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...