Pavarësisht marrëveshjeve, shqiptarëve në jug të Serbisë nuk u njihen diplomat e Kosovës
Marrëveshja e re e nënshkruar në samitin e Procesit të Berlinit parasheh bashkëpunim më të mirë rajonal dhe mobilitet më të madh të studentëve në Ballkanin Perëndimor, por qytetarët e nacionalitetit shqiptar në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Serbi përballen me probleme të vjetra.
Atyre nuk u njihen ende diplomat e marra në Kosovë, përkundër marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë një në vitin 2022, e cila ka të bëjë me njohjen reciproke të diplomave universitare, shkruan Rel.
Kjo paraqet pengesë për punësimin në Serbi, ndaj të rinjtë shpesh largohen nga ky vend.
“I kam humbur të gjitha shpresat se do ta zyrtarizoj në Serbi diplomën universitare që kam marrë në Prishtinë dhe do të punësohem me të në Preshevë ose Bujanoc”, thotë një 30-vjeçare për Radion Evropa e Lirë.
“Unë kam vendosur – do të shkoj te vëllai im në Zvicër, ku derisa të gjej punë, do të kujdesem për fëmijët e tij”, thotë ajo, duke u shprehur e zhgënjyer me të gjithë politikanët në Serbi, Kosovë dhe Evropë, të cilët, siç thotë, “e kanë fajin” për problemin e mosnjohjes së diplomave.
Linku i shkrimit: