Patriot Krasniqi nuk ndalet, vazhdon përkrahje për të, gjithëandej Kosovës
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Patriot Krasniqi po vazhdon të marrë përkrahje gjithëandej Kosovë.
Një përkrahje të fuqishme e ka marrë edhe në Drenicë.
“Drenica dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë pasur rrugëtimin e përbashkët që nga dita e themelimit të PDK-së. Kanë ecur dhe janë zhvilluar bashkë. E kanë mbështetur njëra-tjetrën në sfidat e mëdha të lirisë dhe shtetndërtimit, të zhvillimit dhe modernizimit të jetës”, ka shkruar ai në Facebook.
Në listën e PDK-së, ai mban numrin 88.