Pas vizitës dyditore, ish-presidenti Hashim Thaçi niset për në Hagë

Pas vizitës dyditore, ish-presidenti Hashim Thaçi niset për në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili qëndroi për dy ditë vizitë në Kosovë është nisur për në Hagë.

Ish-presidenti është nisur për ne Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku do ta ketë fluturimin në orën 13:00.

Gjatë vizitës në Kosovë, përveç tre vëllezërve të tij, me Thaçin është takuar gruaja e tij, Lumnijen dhe djalin Endritin.

Gjykata Speciale lejoi vizitën e Thaçit pesë ditë pas vdekjes së babait të tij. Thaçi arriti të premten në Kosovë, ku edhe vizitoi varrin e babait të tij dhe kishte vendosur një kurorë me lule, ku shkroi se së shpejti dorë më dorë do t’i falenderojë të gjithë qytetarët që shkuan para tij te varri.

Ish-presidenti i Kosovës vazhdon të mbahet në paraburgim që nga viti 2020.