Pas reshjeve të shumta në Kosovë, situata është nën kontroll

Pas reshjeve të shumta në Kosovë, situata është nën kontroll

Pas të reshurave të shiut që kanë ndodhur të dielën në mbrëmje në Kosovë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra së bashku me zëvendësuesin e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Shefki Abdullahun dhe kryeinspektorin për Menaxhimin e Emergjencave, Kastriot Lajqi, kanë dalë në terren për ta parë nga afër gjendjen dhe punën e zjarrfikësve.

Zëvendësministri Dobra më këtë rast ka vizituar disa zona, në veçanti pikën në lagjen Veternik dhe fshatin Dobratin të komunës së Graçanicës.

Më këtë rast, zëvendësministri Dobra ka konstatuar se të gjitha njësitet e zjarrfikësve janë mobilizuar plotësisht për të menaxhuar situatën dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve që janë prekur nga kjo situatë.

Ai po ashtu falënderoi zjarrfikësit, pasi u konstatua se falë