
Pas raportimeve se Foda është pranë largimit, reagon presidenti i FFK-së
Pas raportimeve se përzgjedhësi Franco Foda është pranë largimit nga posti i tij në Kombëtaren tonë, ka reaguar presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
“dSëshiroj të informoj opinionin publik se as unë, si President, dhe as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Ai ka theksuar se Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me FFK-në.
“Presim që ato obligime të përmbushen, veçanërisht tani, në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, drejt së cilës shkojmë me optimizëm dhe dëshirë të madhe për sukses”, ka shkruar Ademi.