
Pas fjalimit të gjatë të Abdixhikut, Kuvendi i LDK-së vazhdon punimet me dyer të mbyllura
Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur Kuvendin e saj, ku pritet të përcaktohet se kush do të jetë në krye të partisë.
Pas rezultatit në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku LDK-ja siguroi vetëm 15 vende në Kuvend, kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen në Kuvend dhe pastaj u mbetet kuvendarëve të vendosin nëse do ta pranojnë apo jo.
Pas fjalimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili foli rreth 1 ore para delegatëve të LDK-së, Kuvendi i kësaj partie po vazhdon punimet me dyer të mbyllura.
Abdixhiku në fund të fjalimit tha se drejtimin e punimeve të Kuvendit ia kalon Kryesisë së Punës, duke thënë se procesi duhet të jetë i pavarur nga çdo ndikim individual.
