Pas deklaratës së Trumpit, Tahiri: Koha me u kfjell, koha me u përbë Kuvendi

Pas deklaratës së Trumpit, Tahiri: Koha me u kfjell, koha me u përbë Kuvendi

Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë se mesazhi i presidentit amerikan Donald Trump për çështjen e Kosovës dhe Serbisë duhet të lexohet me kujdes.

Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se pas deklaratës në fjalë duhet të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

“Presidenti Trump sot foli qartë për një marrëveshje të shpejtë mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa në të njëjtin postim po përmend edhe marrëveshjen Kosovë–Serbi, që e arriti gjatë mandatit të tij të parë”.

“Në këtë kohë që në botë po ndodhin konflikte e luftëra serioze, Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme, e së paku e në këtë kohë duhet t’i kemi parasysh këto tri pika: Liria e pavarësia  janë arritjet më të mëdha  të kombit shqiptar në 100 vitet e fundit. Prandaj, kërkohet maturi dhe përgjegjësi, sepse mund të përballemi me ndonjë propozim ‘deal’ që nuk përkon me vullnetin dhe interesin tonë kombëtar”.

“Është koha për përfaqësim të dinjitetesh, serioz e të mençur të vendit. Pra është koha që të shohim përtej thjerrëzave të ngushta partiake e personale. Vendimet për të ardhmen e nuk mund të merren me dyer të mbyllura, mendjemadhësi dhe arrogancë, siç ka ndodh në të kaluarën, pa pik transparence”, tha Tahiri.

Postimi i tij:

Ta lexojmë me kujdes mesazhin e Presidentit Trump

Presidenti Trump sot foli qartë për një marrëveshje të shpejtë mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa në të njëjtin postim po përmend edhe marrëveshjen Kosovë–Serbi, që e arriti gjatë mandatit të tij të parë.

Në këtë kohë që në botë po ndodhin konflikte e luftëra serioze, Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme, e së paku e në këtë kohë duhet t’i kemi parasysh këto tri pika:

1. Liria e Pavarësia janë arritjet më të mëdha të kombit shqiptar në 100 vitet e fundit. Prandaj, kërkohet maturi dhe përgjegjësi, sepse mund të përballemi me ndonjë propozim “deal” që nuk përkon me vullnetin dhe interesin tonë kombëtar.

2. Është koha për përfaqësim të dinjitetshëm, serioz e t’menqur të vendit. Pra është koha që të shohim përtej thjerrzave të ngushta partiake e personale.

3. Vendimet për të ardhmen e 🇽🇰 nuk mund të merren me dyer të mbyllura, mendjemadhësi dhe arrogancë, siç ka ndodh në të kaluarën, pa pik transparence.

Koha me u kfjell. Koha me u përbë Kuvendi!