Oda Ekonomike e Kosovës dhe Habitat L.L.C. kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për të mbështetur bizneset në zbatimin e praktikave të qëndrueshme mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG), si dhe në përdorimin e teknologjive klimatike.
Bashkëpunimi përfshin trajnime, shkëmbim ekspertize dhe zgjidhje digjitale për matjen, menaxhimin dhe raportimin e emetimeve të gazeve serrë, përfshirë platformën Karbon360° të zhvilluar nga Habitat.
Ky partneritet synon të ndihmojë kompanitë anëtare të përmirësojnë performancën mjedisore, të përgatiten për kërkesat e tregut të Bashkimit Evropian dhe të rrisin konkurrueshmërinë.

