HomeAktualePartitë pajtohen që më 7 qershor të mbahen zgjedhjet e reja

Partitë pajtohen që më 7 qershor të mbahen zgjedhjet e reja

spot_img

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka takuar të enjten përfaqësuesit e partive politike, për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Pas takimit me Haxhiun, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se data më e kërkuar për të mbajtur zgjedhjet e reja ishte 7 qershori.

Megjithatë, ai tha se PDK-ja do ta respektojë cilëndo datë. “Shumica e përfaqësuesve kanë qenë për datën 7, por ne do të shohim tutje. Për Partinë Demokratike të Kosovës, cilado nga datat brenda afateve kushtetuese dhe brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e pranueshme, qoftë ajo data 31 apo data 7, kështu që ne jemi të përgatitur, të jemi të gatshëm për zgjedhje dhe të respektojmë afatet ligjore dhe kushtetuese”, ka thënë ai.

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se si parti kanë dhënë opinionin që brenda kornizave ligjore të shpallet data 7 qershor si datë e zgjedhjeve, duke marrë parasysh kërkesën e KQZ-së për më shumë kohë për mobilizim. “Jemi dakord me këtë datë”, u shpreh Lushaku-Sadriu.

Edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se ka një pajtim pothuajse të plotë që data e zgjedhjeve të jetë më 7 qershor.

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës certifikon 21 operatorë të rinjë të Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë

Me datën 4 shtator 2026 në ambientet e Qendrës së Njësive Speciale “Enver Zymeri”,...

OKB-ja miratoi hartën e re të botës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për miratimin e një harte...

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Deputetja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, thotë se beson se vazhdimi i seancës...

Erblin Osmani zgjedh Kosovën, talenti i Bayern Munichut do të luajë për Dardanët

Erblin Osmani do të luajë për Kosovën. Lajmin e madh e ka konfirmuar sot...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...