
Parashutistët italianë të KFOR-it kryejnë stërvitje shpëtimi gjatë natës në Kosovë
Ushtarët italianë të KFOR-it nga Komanda Rajonale Perëndimore (RC-W), kanë realizuar një stërvitje shpëtimi gjatë natës pranë kampit “Villaggio Italia”.
Gjatë ushtrimit, parashutistët italianë simuluan një prishje të automjetit për të testuar procedurat e shpëtimit, duke përmirësuar gatishmërinë dhe aftësinë për t’u reaguar situatave të papritura me plane të përshtatshme emergjente.
KFOR thotë se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
“KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre si përgjegjës për sigurinë”, ka njoftuar NATO.