Parashikimi i motit për sot
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Përgjatë ultësirave orëve të mëngjesit me mundësi për formim të mjegullës apo mjegullinës.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15°C.
Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, kryesisht në regjionin e Gjakovës dhe Malishevës, me shpejtësi prej 15-55 km/h!.