Parashikimi i motit për sot
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës, të cilat vende -vende mund të sjellin riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 dhe 31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1 deri në 4m/s.