
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Sot sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-6m/s.