Paraqitje heroike e Mirlind Dakut përballë Zenitit, gol dhe asist për Rubin Kazanin
Mirlind Daku e ka ndihmuar Rubin Kazanin që ta fitojë derbin me Zenitin në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Rusisë.
Reprezentuesi i Shqipërisë shënoi një gol në këtë takim, gjersa skuadra e tij triumfoi 2-0 në udhëtim.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën u realizuan që të dy golat.
Ishte minuta e 50-të e takimit kur Daku u asistua prej Zotov, për të shënuar golin e parë të takimit.
Daku nuk u ndal me kaq, pasi asistoi te goli i dytë, që u shënua nga Martynovich (67’) për 2-0.
0-2 Martynovich pic.twitter.com/sNl4krDjrx
— RPL Sky (@RPLNews_eng) April 24, 2024