Para ndeshjes kundër Serbisë: Silvinjo: Do të përqëndrohemi të gjithë në lojë për të fituar

Para ndeshjes kundër Serbisë: Silvinjo: Do të përqëndrohemi të gjithë në lojë për të fituar

Trajneri Silvinjo dhe kapiteni i ekipit tonë kombëtar, Berat Gjimshiti dolën dje në një konferencë zyrtare për media përpara ndeshjes kundër Serbisë, e cila do të luhet sot, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Në konferencën e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” pasditen e sotme, trajneri Silvinjo dhe kapiteni kuqezi vlerësuan me nota të larta këtë ndeshje, ndërsa treguan se skuadra do të futet në fushë vetëm për rezultat pozitiv.

Kapiteni Gjimshiti tregoi se skuadra është përgatitur mirë për ndeshjen nesër dhe tregoi se skuadra është e fokusuar 100% për ta fituar këtë takim.

Gjendja e skuadrës – Ekipi është përgatitur shumë mirë, kemi pasur më shumë kohë këtë herë. Kemi bërë stërvitje, jemi gati për nesër. Nesër do jetë tifozeria më e bukur në botë për mua. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë mbështetje shtesë për ne në fushë në çdo ndeshje, si zyrtare ashtu edhe miqësore.

Mesazhi i gjyshërve – Kisha 3-4 ditë pushime, kam folur me trajnerin Silvinjo. Takova gjyshërit në vendlindje, kam pasur pak kohë në të kaluarën. Ne jemi të fokusuar te ndeshja nesër 100%. Kërkojmë fitoren dhe kështu do jetë dhe nesër. Synimi ynë është ta fitojmë ndeshjen.

 Sa e vështirë është për të ndarë emocionet nga futboilli në këtë ndeshje – Nuk do jetë shumë e vështirë, por ka disa gjëra emocionale që mund të ndjekin disa lojtarë. Nesër duhet të përqëndrohemi te futbolli, te kundërshtari. Sidomos te paraqitja jonë si kombëtare. Duhet të fokusohemi, kjo është më e rëndësishmja nesër. Të mendojmë vetëm ndeshjen dhe tre pikët.

Një mesazh si do të jetë kombëtarja nesër – Mesazhi që mund të japim është ai në fushë me paraqitjen tonë. Të japim gjithçka në fushë, të lëmë gjithçka në fushë dhe besoj edhe tifozët do të na duartrokasin. Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, kemi pasur kohë këtë herë për të studiuar kundërshtarin si edhe si ta zhvillojmë lojën tonë. Besoj që jemi të përgatitur.

Keni biseduar me disa lojtarë kundërshtarë që luajnë në Serinë A para kësaj sfide? – Nuk kam folur, përveç Samarxhiç, të cilin e kam në ekip. Kemi folur sigurisht, por biseda normale. Janë 3 super lojtarë, jo vetëm ata, por i gjithë ekipi i Serbisë. Ka shumë lojtarë të fortë individualë, të përqëndrohemi te i gjithë ekipi dhe jo te lojtarët individualë. Ky është çelësi nesër.